E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra nis legalizimin e pallatit shumëkatësh në zonën e Dajtit

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) nisi procesin e legalizimit të një pallati shumëkatësh në zonën e Dajtit, një objekt i ndërtuar më parë pa leje ndërtimi.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, specialistët e terrenit po vijojnë trajtimin e objektit me qëllim përmbylljen e procesit dhe formalizimin e apartamenteve në favor të banorëve.

Banorët e ndërtesës janë ftuar të bashkëpunojnë duke dorëzuar dokumentacionin që disponojnë për apartamentet ose njësitë e tyre pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tiranë Rurale 1, në mënyrë që procesi të zhvillohet shpejt dhe të garantohen të drejtat e tyre ligjore.

Kjo iniciativë synon të formalizojë pronësinë dhe të rrisë sigurinë juridike për banorët e zonës, duke e integruar objektin në regjistrat zyrtarë të pronësisë.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›