E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raporti i kredive me probleme u rrit në 3,85% në janar 2026

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar u rrit në janar 2026, në 3,85%, nga 3,8% në fund të vitit 2025, sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë.

Megjithatë, në krahasim me janarin e vitit 2025, treguesi mbetet në ulje nga 4,12% që ishte vitin e kaluar, këtë vit është 3,85%, duke reflektuar një përmirësim të qëndrueshëm me bazë vjetore.

Vlera totale e kredive me probleme në fund të muajit u vlerësua në 36,2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 4,3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë në fund të vitit 2025, portofoli i kredisë arriti në 943,5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 12,9% krahasuar me një vit më parë, më e lartë se rritja prej 12,3% e vitit 2024.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›