E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskutohet reduktimi i trupave në Irak

Administrata e presidentit, George W. Bush po studion një tërheqje të mundshme të një kontigjenti trupash amerikane nga Iraku duke filluar që nga shtatori, sipas informacioneve të faqes së internetit të gazetës ''The New York Times'' që u bënë të ditura mbrëmë.     Duke cituar disa zyrtarë ushtarakë dhe civilë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, gazeta njofton se tërheqja e këtyre trupave nga Iraku bëhet për shkak të nevojës së ngutshme për trupat amerikane në Afganistan, ku talebanët kanë shtuar aktet e tyre të dhunës.      Gazeta ''The New York Times'' bën të ditur se dëshira e shumë zyrtarëve në Pentagon është zbutja e presionit ndaj ushtarakëve dhe dërgimi i më shumë trupave në Afganistan e në misionet e tjera të rëndësishme.     Pentagoni parashikon reduktimin kontigjentit amerikan në 120 000 ose në 130 000 trupa nga 170 000 që janë të dislokuara aktualisht në Irak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›