E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo mposht Kastriotin, kryeson e vetme

Kastrioti – Dinamo 0-3
Shenues: Pejic 10’, Plaku 79’, 90’
Kastrioti vazhdon te tregoje probleme ne perballjet e tij. Edhe kjo jave nuk ka rezultuar pozitive per ta. Perballja e kesaj jave i kishte rezervuar skuadren tiranase, Dinamon. Pjesa e pare ka folur e gjitha per skuadren mike, e cila megjithese kishte disa raste per te shenuar, ka tundur vetem nje here rrjeten ne kete pjese. Goli mban firmen e kroatit Pero Pejic, i cili eshte dhe golashenuesi me i mire i bluve. Ka qene Igli Allmuca, i cili nisi aksionin dhe nxjerr nje asist per kroatin, i cili nuk eshte menduar aspak, duke gjuajtur dhe shenuar golin e pare ne minuten e dhjete. Nje gje e tille e ka frikesuar paksa skuadren vendase, e cila nuk ka mundur te beje asgje, vecse te kthehej ne mbrojtje dhe te synonte qe te arrinte barazimin me anen e kundersulmit, por pa rezultat. Pjesa e pare e kesaj perballje eshte mbyllur me fitoren e bluve me golin e vetem te shenuar nga Pejic.
Pjesa e dyte ka qene me e mire se pjesa e pare per kryeqytetasit dhe me fatale per vendasit. Dinamo ka shenuar dhe dy here te tjera me ane te Sebino Plakut duke rregulluar keshtu golavarazhin, si dhe duke konfirmuar momentin e mire qe po kalon. Krutanet pas tre golave nuk kane mundur te benin asgje. Kjo fitore i ka sherbyer mjaft skuadres se Agim Canajt, sepse e ka nxjerre ate ne vendin e pare dhe ndjekesja me e afert e saj eshte skuadra e Partizanit, e cila nuk mundi te merrte me shume se nje barazim 1-1 ne Shkoder. Kjo eshte hera e trete e bluve qe dalin ne krye te renditjes per kete kampionat. Javen e ardhshme, Kastrioti do te kete nje tjeter perballje te forte dhe perballe nje tjeter ekip kryeqytetas, Partizanin. Dinamo do te prese ne shtepine e saj Teuten, e cila eshte mposhtur ne 0-1 nga Elbasani.
A.H
Superliga, Java XIV
Rezultatet
Tirana – Skenderbeu 3-2
Flamurtari – Besa 1-0
Teuta – Elbasani 0-1
Kastrioti – Dinamo 0-3
Beselidhja – Shkumbini 2-1
Vllaznia – Partizani 1-1
Renditja
1 Dinamo 28
2 Partizani 26
3 Besa 24
4 Elbasani 23
5 Vllaznia 22
6 Tirana 22
7 Flamurtari 20
8 Shkumbini 17
9 Kastrioti 16
10 Beselidhja 12
11 Teuta 11
12 Skenderbeu 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›