Flamurtari “nxin” Besen, Starova e nis keq
Flamurtari – Besa 1-0
Shenues: Guga 42’
Nje perballje te forte ka pasur dhe Besa e Kavajes ne takimin e saj te radhes me Flamurtarin ne fushen e ketyre te fundit. Flamurtari me kete takim kerkon te reagoje pas barazimit ne Korce, ndersa verdhezinjte jane perpjekur te tregojne fuqine e tyre qe kishin ne fazen e pare te kampionatit. Ndeshja mes tyre ishte mjaft e forte, ku asnjera nuk leshonte pe. Pjesa e pare filloi me sulme si nga njera skuader dhe tjetra, por gjerat nuk dukeshin dhe aq mire per miqte, te cilet u gjenden disa here ne veshtiresi, por portieri Zendeli ka qene i pamposhtur. E njejta gje mund te thuhet dhe per ekipin vlonjat, qe u tregua mjaft i kujdesshem ne mbrojtje dhe mesfushe. Nje gje e tille beri te mundur qe pjesa e pare mes ketyre dy skuadrave te mbyllej me rezultatin e bardhe 0-0, duke lene qe gjithcka te zgjidhej ne pjesen e dyte. Ne kete pjese kane qene te zotet e shtepise, te cilet vetem pas dy minutash loje kane mundur te arrijne te shenojne golin e vetem per kete takim. Ne kete ndeshje kavajasit nuk kane qene ate te paret. Ikja e rumunit Dumitresku, ka bere qe ekipi verdhezi te hase ne shume probleme. Ata nuk munden te reagonin, por vetem siguruan mbrojtjen, duke mos lene qe te ndeshkoheshin perseri. Megjithate, mund te permendim dy raste te mira per kavajasit, te cilet nuk diten t’i shfrytezonin. Me kete disfate ata mbeten ne vendin e trete, por duke i humbur synimet qe kishin ne fazen e pare te kampionatit, ku arriten te dilnin mjaft mire. Tashme ata pas kesaj sfide do te presin ne fushen e tyre skuadren e Skenderbeut. Nje ndeshje, ku do te kene mundesi te shfrytezojne problemet e kundershtarit dhe per te vazhduar luften. Starova ka vertet pune.
A.H