Dobjani: Arrestimi i të moshuarve për kanabis, statistika fiktive
Vlorë- Ndërsa policia e Vlorës i ka parë si të suksesshme veprimet që po kryhen në kuadër të luftës kundër kanabisit, përfshi këtu edhe ndalimin e të moshurave, Avokati i Popullit ka folur me rezerva.
Sipas Dobjanit, veprimet e policisë, për ndalimin e disa prej personave të ndaluar për çështjen e hashashit janë fiktive, sidomos kur flitet për moshat e treta.
“Është e dyshimtë si këto bimë të mbillen dhe të jenë në kujdesin e moshave 70 apo 80-vjeç. Një gjë e tillë nuk ëhstë e besueshme dhe policia duhet të gjejë autorët e vërtetë të kultivimit dhe rritjes së bimëve naroktike”- tha Avokati i Popullit, sot gjatë një tryeze të rrumbullakët për të drejtat e njeriut, zhvilluar në Vlorë.
Sipas tij, policia nuk duhet të kënaqet thjesht me publikimin e këtyre shifrave, duke ndihmuar në dhënien e statistikave fictive. Por, ajo duhet të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët e vërtetë.
“Këta persona thjesht marrin përgjegjësitë, ndërsa mund të jenë bij të tyre, ose të afërm autorët, të cilët policia duhet t’i vendosë para përgjegjësisë për të mos dhënë shifra fictive”- ka theksuar më tej ai.
Gjatë dy viteve të fundit janë shtuar rastet e personave të moshës së tretë, të vënë në pranga për hashash. Mes tyre nuk mungojnë as ata mbi 80-vjeçarë. ***Fier- Po sot, policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas nën akuzën e kultivimit të kanabis sativës. Sipas burimeve policore mësohet se atyre iu gjetën 360 rrënjë bimë narkotike.
Në të dyja rastet njëra në Libofshë dhe tjetra në Mbrostar-Ura, të rrethit të Fierit, bimët narkotike sipas policisë dyshohen se janë kanabis sativa.
Një pjesë e tyre u gjet në arën e mbjellë me misër të shtetsit Koli Zaka nga Libofsha, 62-vjeç dhe tjetra në arëne shtetasit Avdulla Buzi74-vjeç nga komuna Mbrostar. Ky i fundit për shkak të moshës pas arrestimit është lënë të hetohet në gjendje të lirë.
Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në pronën e shetasit Zaka nga Daullasi komuna Libofshë janë gjendur 170 rrënjë bimë narkotike me një lartësi prej 2.5 metra të cilat ishin në fazën e pjekjes. Mbi të ndaluarit rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.