Beckham, çifti i artë, fitojnë 160 milionë euro në vit
Romë-Totti e Ilary janë çifti i artë i futbollit italian. Por në krye të klasifikimit mbeten anglezët Beckham.
Sipas La Gazzetta dello Sport lider të padiskutueshëm në çiftet më të pasur të futbollit mbeten anglezët.
“Në krye është familja Beckham; bashkimi i David dhe Victoria( e famshme që në kohën e pranisë së saj në grupin Spice Girls) lindi një pasuri prej 160 milionë eurosh në vit”- thuhet në klasifikimin e bërë.
Medalja e argjendtë shkon për Wayne Rooney e Coleen McLoughlin (që më parë ishte shitëse), me 44 milionë, të ndjekur nga Gerard me 18 milionë dhe Cole me 16 milionë.
Në vendin e pestë të klasifikimit është çifti shumë i njohur në Itali, të cilësuar në këtë vend si çifti i artë.
Me 13 milionë euro, të dy renditen në vendin e pestë të klasifikimit për fitimet më të mëdha në futbollin botëror.
Në fillim të karrieres, Ilary ishte vajza që u bë e njohur si velinë, duke kërcyer në televizon, ndërkohë që tashmë është ‘primadona’ e televizionit.
Pas Sanremos erdhi oferta për Iene, ku ajo nisi me një ofertë prej 25 mijë eurosh për shfaqje) dhe spoti i Vodafonit, vetëm ose me bashkëshortin e saj, me të cilin kritikët televizivë pranojnë se kanë bërë bum.