Kultivoi hashash, dënohet me 3 vjet burg
SHKODËR-Tre vjet burgim ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 48-vjeçarin, Pjerin Çekaj lindur në fshatin Ivanaj dhe banues në fshatin Aliaj të komunës Kastrat, në rrethin e Malësisë së Madhe. Ai është deklaruar fajtor për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Pjerin Çekaj ishte ndaluar nga policia më 21 shtator të vitit 2007, pasi më 4 shtator, në lagjen “Çulaj” në fshatin Bajzë të komunës së Kastratit, gjatë një aksioni të sektorit të anitdrogës dhe FNSH-së, ishin gjetur e asgjësuar 575 rrënjë bimë kanabis sativa.
Sipas provave të paraqitura nga prokuroia, bima narkotike ishte mbjellë nga Pjerin Çekaj dhe ishte në fazën e pjekjes. Bima narkotike vaditej me ujë përmes një pusi ku ishin vendosur dy pompa uji. Këta pompa furnizoheshin me energji elektrike me anë të një kablli, nga banesa e një kushëriri të autorit.Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Tonin Sterkaj ka vendosur dënimkn e Pjerin Çekajt me 3 vjet burgim.