E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja e rëndë shëndetësore, ndërpritet greva në Pogradec

Pogradec- Pas 10 ditësh grevë urie, në orët e pasdites së sotme, minatorët e Pogradecit kanë ndërprerë grevën. Ka qenë një vendim i komisionit të grevës së urisë, i cili duke parë gjendjen tepër të rëndë shëndetësore të minatorëve, të cilëve po u rrezikohej seriozisht jeta ka marrë një vendim që të ndërpritet greva.

Ndërkohë ata do të vijojnë solidarizimin me grevitstët e tjerë në Tiranë dhe rrethe. Kryetari i grevës së urisë, Ladi Mimini ka thënë se ata do të vazhdojnë protestën e tyre deri në zgjidhjen e kërkesave.

“Ne nuk ndalemi, edhe pse qeveria po vazhdon të tregohet indiferente në një mënyrë të tillë që nuk i shkon një qeverie demokratike”- tha ai. Në momentin që ata dolën nga greva e urisë kishin ardhur qindra minatorë para ndërtesës ku zhvillohej greva, duke shprehur mbështetjen e tyre me kolegët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›