E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët para presidencës: Nuk kemi frikë nga vdekja

Tiranë- Në ditën e 16- të të grevës së urisë, minatorët janë zhvendosur para Presidencës, ku kanë zhvilluar një protestë paqësore. Grevistët kanë qëndruar të shtrirë para të vetmin institucion, që ka reaguar ndaj grevës së tyre.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit Bamir Topi se janë gati të hyjnë në bisedime për zgjidhjen e kërkesave dhe arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Që nga Presidenca, minatorët grevistë i kanë bërë apel kreut të qeverisë, Sali Berisha se nuk kanë frikë nga vdekja dhe se do të vijojnë luftën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Ne nuk kemi frikë nga vdekja, pasi në kushtet në të cilat jetojmë dhe me pagat e pensionet që marrim, ne jemi të vdekur”- thanë ata.

Minatorët i kanë kujtuar Berishës grevën e Valijasit, falë së cilës ai ka ardhur në pushtet. “Shumica e shokëve tanë, me të cilët kemi punuar një jetë të tërë, kanë

Vdekur. Ne do të kërkojmë strehim politik, pasi qeveria nuk na jep as përkrahje dhe asgjë tjetër”- thanë ata.

Për ta, presidendi ka mbetur e vetmja shpresë, ndërkohë që Berisha i di shumë mirë kërkesat e tyre, por nuk ka ndërmend as të ulet në bisedime me ta. “Berisha të ulet nga kali dhe të shërojë zemrat tona. Ne minatorët kemi zemrën e madhe sepse kemi punuar me zemër. Mos harro grevën e Valiasit që të solli në pushtet”- I janë drejtuar ata kryeministrit, duke shtuar se kanë dhënë jetën nën tokë për të nxjerrë mijëra ton flori dhe nuk kanë fituar asgjë. Ndërkohë që tani janë lënë në harresë, e në mëshirë të fatit.

Ata kanë theksuar se nuk bëjnë compromise me kërkesate tyre, pensionet, uljen e moshës së daljes në pension dhe miratimin e statusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›