E Diel, 1 Nëntor 2026

EBA – Zjarr i fuqishëm në Fujairah pas sulmit me dron nga Irani

KAJRO, 4 maj /ATSH-DPA/ – Një zjarr i madh ka shpërthyer në një zonë industriale të qytetit-port të Fujairah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një sulmi me dron nga Irani, njoftuan sot zyrtarët, që shtuan se ka tre të plagosur.

Forcat e mbrojtjes civile ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa autoritetet lokale konfirmuan se operacionet e emergjencës vijojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Më herët, ushtria e Emirateve bëri të ditur se kishte kapur tri raketa iraniane, ndërsa një tjetër kishte rënë në det.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në disa rajone të vendit.

Që nga shpërthimi i konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit, Emiratet kanë qenë ndër vendet e Gjirit më të prekura nga sulmet iraniane, të cilat Teherani i ka cilësuar si kundërpërgjigje ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

Situata në Ngushtica e Hormuzit mbetet shumë e tensionuar, pasi SHBA njoftoi një operacion për të ndihmuar anijet të dalin nga kjo rrugë detare kyçe për tregtinë globale të naftës.

Media iraniane raportoi se forcat iraniane kishin bllokuar anijet amerikane që tentonin të hynin në ngushticë, ndërsa SHBA mohoi se ndonjë prej anijeve të saj ishte goditur nga raketa iraniane.

Ngjarjet e fundit përbëjnë përshkallëzimin më të rrezikshëm që nga fillimi i armëpushimit të pacaktuar në fillim të prillit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›