E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia, rreziqet e pavarësisë

Të gjithë kosovarët nuk e parashikojnë shpalljen e pavarësisë vetëm si një ditë solemne, me protokoll të veçantë, pas së cilës pritet të fillojë njohja e shtetit, në qetësi dhe pa probleme. Disa presin që sfidat kryesore, por edhe rreziqet pas shpalljes, të jenë të mëdha, sidomos në sigurinë e përgjithshme të vendit dhe në çështjet themelore si furnizimi me ujë dhe energji elektrike. Ǒdo të ndodhë nëse serbët e Veriut nisin ndonjë skenar dhune që shqiptarët e Jugut do ta merrnin si provokim? Apo çfarë do të ndodhë nëse këta banorë në Veri, të cilët nuk e mbështesin pavarësinë e vendit, do ta bllokojnë liqenin e Gazivodës? Kjo do të ndikonte tmerrësisht në zvogëlimin e prodhimit të energjisë dhe furnizimit me ujë të pijshëm, për rreth 15 për qind të banorëve të vendit, ndërsa, vështirësi serioze për prodhimin e energjisë. Këto çështje e brengosin shumë Bajram Rexhepin. Njeriun e porsazgjedhur për kryetar të Mitrovicës, i cili nuk do të mund të ushtrojë pushtetin në pjesën veriore, ku serbët janë shumicë.

"Serbët do të mundohen të bëjnë gjithçka, duke përfshirë edhe trazirat në Veri, si dhe duke e shpallur ndoshta edhe pavarësinë e Veriut", thotë Rexhepi. Mirëpo, liderëve politikë dhe NATO-s plicisë ndërkombëtare, u mbetet të kontrollojnë pikat kyçe që mund të destabilizojnë vendin. Rexhepi përmend edhe rrezikun që vjen nga bllokimi i liqenit të Gazidovës për të cilin beson se serbët e rrethit që udhëheqin këtë ujësjellës, nuk do të lejojnë që pjesët e tjera të vendit të furnizohen me ujë. Këto mund të llogariten si spekulime, mirëpo këtu edhe qëndron rreziku serioz. Rreziku Gazivoda Liqeni i Gazivodës mund të mos ketë rol të madh në kuptimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për çka llogaritet se 13 deri në 15 për qind e banorëve të Kosovës, furnizohen nga ky ujësjellës. Mirëpo, sistemi i ftohjes së termocentraleve të Kosovës, kryesisht furnizohet me ujë për ftohje nga Gazivoda. Dhe kjo, sipas ekspertëve të energjetikës, do të ishte një tmerr i vërtetë për prodhimin e energjisë në termocentralet A dhe B. Drejtori i KOST-it, Fadil Ismaili tregon se Kosova kryesisht furnizohet nga prodhimi i energjisë që bëhet në termocentralet e vendit.

Dhe, çdo vështirësim i prodhimit të energjisë, paraqet rrezik serioz. Sipas të dhënave të KOST-it, vetëm 10 deri në 15 për qind e energjisë, importohet nga jashtë." Duke llogaritur se rreziku nga Veriu dhe bllokimi i Gazivodës është i lartë, Qeveria e Kosovës ka nisur disa bisedime me komandantin e KFOR-it. Një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti ka deklaruar për Express se "kanë kërkuar nga KFOR-i, që të ndërhyjnë dhe të sigurojnë Gazivodën dhe për këtë, paqeruajtësit janë pajtuar". Gjithashtu, zëdhënësi i KFOR-it i ka deklaruar agjencisë Reuters se, "KFOR-i do t‘i sigurojë të gjitha pikat strategjike", duke përfshirë këtu edhe Gazivodën, për të cilën deklarojnë se, "jemi duke e monitoruar". Bllokimi nga Serbia Në rast të shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Serbisë ka kërcënuar se do të bllokojë kanalet furnizuese të Kosovës me energji elektrike. Mirëpo, kjo nuk lloga ritet si rrezik serioz nga ekspertët e vendit. Sipas të dhënave të KOST-it, vetëm 10 deri në 15 për qind e energjisë importohet nga jashtë. Andaj, Kosova nuk rrezikohet nga bllokimi i importit. Megjithëkëtë, në rast se Serbia vendos të izolojë Kosovën me ndalimin e komunikimit të rrjetit energjetik, kjo, sipas Fadil Ismailit, drejtor në KOST, më shumë do ta dëmtonte rajonin dhe Serbinë, sesa Kosovën. "Bllokimi energjetik nga ana e Serbisë është në dëm të madh për sistemet e tjera të furnizimit me energji në rajon. Kjo do të shprehej negativisht edhe për Shqipërinë dhe Greqinë", që llogariten si vendet me shkallën më të lartë të importit të energjisë në rajon, shpjegon Ismaili. Ndryshe, Kosovës i mbetet lidhje furnizimi me Greqinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, nga të cilat anë mund të sigurohet energji e mjaftueshme.

Kujtime të freskëta mbeten ato të marsit të vitit 2004, ku u vranë rreth 21 veta dhe dhjetëra kisha ortodokse u shkatërruan, si pasojë e shpërthimit të dhunës pas dëgjimit të rrëfimit për tre fëmijët shqiptarë të vrarë në lumin Ibër. Nënkryetari i ORA-s, Ylber Hysa si rrezik kryesor pas shpalljes i sheh provokimet që mund t‘u bëhen shqiptarëve nga ana e serbëve në enklava. Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën gjatë viteve të paraluftës si dhe pasluftës, një skenar i ngjashëm me atë të marsit të vitit 2004. "Rrezik mbetet edhe provokimi i shqiptarëve, në kuptimin nëse iniciohet ndonjë skenar i dhunshëm nëpër enklava, sikur rasti i Ibrit të marsit të vitit 2004. Kësi lloj provokimesh kanë ndodhur më herët dhe mund të ndodhin edhe në të ardhmen. Ky është një faktor, për të cilin mendoj se mund ta rrezikojë Kosovën." Sipas Hysës, duhet të fillojë një komunikim i mirëfilltë i liderëve me publikun, që do të duhej të ndikonte në vetëdijesimin e qytetarëve, të cilët nuk do të duhej të bien pre e ndonjë provokimi të mundshëm. Shpallja e pavarësisë së Kosovës parashihet të ndodhë çdo ditë pas 3 shkurtit të vitit të ardhshëm, atëherë kur do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi. Shpallja e pavarësisë do të mbështetet nga vendet kryesore të BE-së, duke dërguar një mision civil që do të merret me mbikëqyrjen e shtetit të ri dhe implementimin e Pakos së Emisarit të OKB-së, Martti Ahtisaari. Kompetencat në rend, ligj dhe mbrojtje do t‘i mbeten si të drejta të rezervuara këtij misioni, përderisa UNMIK-u, me një urdhër të Shefit të OKB-së, Ban Ki moon, pritet të tërhiqet nga Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›