Zbulohet "menyja" e Merion Xhons
Gazeta "San Francisco Chronicle" ka zbuluar trajtimin sekret të Merion Xhons gjatë periudhës kur ajo përdorte substanca të ndaluara para Olimpiadës së Sidenit. Sprinterja amerikane përdorte një kombinim të Thg-së së përdorur nga laboratori "Balco", hormone për rritjen, insulinë dhe Epo para analizave të gjakut, në mënyrë që të mos rezultonte pozitive në kontrollin antidoping. Tashmë për Xhons nuk parashikohen vetëm probleme sportive, pasi asaj i janë hequr medaljet e fituara në Sidnei, por edhe ligjore. Amerikania u mor në pyetje nga agjentë federalë, por i gënjeu ata duke u deklaruar e pafajshme.