E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Greqia dhe Franca.

Policia njoftoi sot se në “vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri të dy shtetasve”.

Konkretisht sipas policisë u ekstraduan “V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›