“Eqrem Çabej”, 1200 aplikime në bachelor në raundin e dytë – Rektori Cana apelon studentët të regjistrohen për ciklin master

Paralelisht me aplikimet dhe regjistrimet në ciklin e parë të studimeve bachelor në universitetin e Gjirokastrës vijojnë edhe aplikimet për ndjekjen e studimeve master.
Ky proces mbyllet në 3 tetor dhe rektori Jaho Canaj i bën apel të interesuarve të regjistrohen duke u kujtuar se pa këtë cikël studimesh nuk mund të aplikosh për një vend pune.
“Numri i aplikuesve sa vjen dhe rritet më shumë pasi kanë një afat deri në fillim të tetorit dhe pas kësaj do të vazhdojnë me proceduarat e mëtejshme. Pa plotësuar ciklin e plotë të studimeve në master, qoftë profesional apo shkencor atëherë këta studentë janë të përjashtuar nga tregu i punës”, tha rektori Canaj.
Përveç infermierisë dhe ciklit të ulët të gjitha programet e tjera ofrojnë master shkencor bën të ditur Cana, ndërsa rendit edhe degët ku ka pasur më tepër aplikime.
“Masterat më të kërkuar aktualisht janë mastera në fushën e infermierisë, master shkencor në Kontabilitet-Financë. Dhe ata që mbarojnë më r mësuesi kalojnë në cilkon e dytë të studimeve, atë të masterit shkencor”, tha Canaj.
Në përfundim të raundit të dytë të aplikimeve për studimet në ciklin e parë rezulton që në degët e universitetit “Eqrem Cabej” të jenë shënuar 1200 aplikime.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al/