E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermira Babaliu, rikthim pas 12 vjetesh ne "Bylis"

Koncertin e fundit, para se te ikte ne Amerike, gati 12 vjet me pare, e ka dhene per qytetaret fierake, te cilet i konsideron nje publik mjaft mikprites dhe te ngrohte. Ndaj dhe ne kete kthim te saj te perkohshem ne atdhe, kengetarja e njohur e muzikes se lehte, shqiptarja Ermira Babaliu nuk kishte si ta harronte publikun e ketij qyteti. Koncerti u mbajt mbreme ne kinoteatrit "Bylis" ne Fier dhe e emocionuar, pak ore para koncertit tregon se "eshte gati te dale perpara publikut fierak". Prej vitesh ne SHBA, ajo pos punes dhe familjes tregon se, pasioni per kengen shqiptare dhe ne vecanti per ate korcare nuk eshte shuar. Ndaj edhe ka dhene disa koncerte per shqiptaret qe jetojne ne SHBA. Po pse ka zgjedhur pikerisht Fierin per te dhene kete koncert te saj ne Shqiperi. Babaliu rrefen se, "shume qytete si Elbasani, Librazhdi, Fieri, Korca, Tirana, me kane bere ftese per koncerte, por koha shume e shkurter nuk me premton. Por nuk mund te refuzoja ftesen e bere me shume ngrohtesi nga kryebashkiaku i Fierit. Koncertin e fundit para se te ikja ne Amerike e kam dhene per qytetaret fierake". Ndersa tregon se, "e reja eshte nje album, per te cilin jam duke punuar. Me baze shqiptare, te ndertuar me ritmet moderne te kohes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›