E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristaq Skrami thyen heshtjen

Skrami thyen heshtjen! Paraditen e djeshme, drejtori i Teatrit Kombetar, Kristaq Skrami, ka dale ne nje konference "te detyruar" per mediat, duke thene: "per perbaltjen qe po hidhet mbi institucionin me te rendesishem kombetar te teatrit". Pikerisht nga Hervin Culi. "Aktoret e TK-se jane te indinjuar, te fyer thellesisht nga kjo perbaltje qe po i behet ketij institucioni, pikerisht ne momentin qe po perjeton periudhen e tij me te suksesshme te ketyre viteve te fundit. Gjate gjithe sezonit, TK ka qene perballe spektatorit me cilesi artistike. "Pamje nga ura" eshte kulmi i ketij suksesi", u shpreh ai. Duke vijuar me tej, Skrami u shpreh se "eshte rruga ligjore ajo qe kam zgjedhur per kete fyerje qe kam zgjedhur per kete perbaltje qe po i behet institucionit. Para 1 muaj, kam deponuar ne gjykate nje padi ndaj Hervin Culit per shpifje dhe fyerje ndaj administrates dhe TK per vjedhje dhe akuzime. Pas nje letre derguar ne MTKRS erdhi kontrolli, i cili pas kontrollit te veprimtarise financiare dhe me 5 nentor 2007 ka sjelle raportin mbi auditimin". Raport i cili eshte pozitiv dhe nuk tregon shkelje, per te cilat akuzohet administrata e teatrit. Gjyqi mes Culit dhe TK-se do te mbahet me 15 janar 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›