E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro "fundos" dollarin amerikan

Euro ka shënuar një rekord të ri kundër dollarit amerikan, për të parën herë që kur ajo hyri në qarkullim në 1999-ën. Monedha evropiane arriti kufirin historik duke u këmbyer me 1.50 dollarë kjo pas të dhënave për ngadalësimin e ekonomisë amerikane dhe frikës për recesion. Dollari ka humbur terren kundrejt eurosh dhe monedhave të tjera gjatë vitit të shkuar, në kuadër të krizës dyvjeçare të sektorit imobiliar që tronditi edhe tregjet e tjera financiare të botës. Ekspertët parashikojnë që Rezerva Federale Amerikane do të ulë sërish normat e interesit, çka do të dëmtonte akoma më shumë monedhën e gjelbër. Ndërkohë, në Nju Jork, çmimi i naftës bruto, ka shënuar një tjetër rekord dhe një fuçi është shitur me 101.43 dollarë, ndërsa në Londër, një fuçi naftë bruto është shitur me 100 dollarë, shifër kjo e arritur për të parën herë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›