Dëmtohet Jao Ming, Kina e shqetësuar
Dëmtimi që ka detyruar Jao Ming, yllin e Hjuston Rokets, të mbyllë përpara kohe sezonin në NBA, ka shkaktuar shumë shqetësim në Kinë. Kjo për faktin se basketbollisti mendohej se do të ishte një nga sportistët që padyshim do të spikasnin në "Pekin 2008". Në Olimpiadën e Athinës, Jao Ming (229 centimetra i gjatë), kishte mbajtur flamurin kinez në ceremoninë e hapjes. Gjithsesi, mjekët janë shprehur optimistë se sportisti mund të rikthehet në parket që prej muajit qershor, por shqetësimi qëndron. Lajmi i dëmtimit të lojtarit më të mirë në Kombëtaren e basketbollit ka bërë shumë bujë në Kinë, madje ka pasur nga ata që akuzonin "Rokets": "Dëmtimi i Jaos ka ardhur prej stresit, ishte akuza, sepse skuadra nuk kishte një qendër të denjë për ta zëvendësuar dhe ai është detyruar të luajë më shumë".