E Diel, 1 Nëntor 2026

Alvesh: Duhet të largohem nga Sevilja

Daniel Alvesh vazhdon t‘u dërgojë mesazhe të qarta drejtuesve të Seviljas, duke konfirmuar dëshirën për të vazhduar karrierën në një nga klubet e mëdha evropiane. Mbrojtësi brazilian kërkon të largohet nga klubi andaluzian, për të luajtur në "big"-ët e Primera Division ose në ndonjë kampionat tjetër. Reali i Madridit, Barcelona, Çelsi dhe Liverpuli vazhdojnë të shprehin interesim për lojtarin, por Sevilja ka treguar se nuk mendon ta shesë lirë. Kjo ka sjellë edhe përplasje ndërmjet lojtarit dhe klubit: "Ajo që dëshiroj më shumë është që një ditë të luaj diku tjetër, tha Alvesh, por këtë dua ta bëj me bekimin e të gjithëve dhe duke u larguar nga dera kryesore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›