E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronari i Arsenalit investon në Rusi

Një kompani e kontrolluar nga miliarderi rus, Alisher Usmanov, i cili zotëron rreth 25% të aksioneve të Arsenalit, do të sponsorizojë skuadrën ruse të Dinamos së Moskës. "Metalloinvest" ka vendosur të sponsorizojë këtë skuadër vetëm për një edicion, lajm i konfirmuar nga vetë Usmanov. Klubi rus nuk zbuloi detajet e kësaj kontrate, por tha se që tani buxheti për vitin 2008 ishte ngritur në 42 milionë dollarë, ku mendohet se të paktën 7 milionë dollarë janë siguruar vetëm falë investimit të Usmanov. Skuadra e Dinamos së Moskës, e njohur për lidhjet e saj me KGB-në, është një nga klubet më të famshme ruse, por ka pasur shumë pak sukses që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Marrëveshja i ngjan asaj që pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, ka firmosur me CSKA të Moskës, falë kompanisë "Sibneft", për të shmangur konfliktin e interesit, sepse UEFA nuk lejon pronësinë e dy klubeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›