E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Anija italiane ”Libra” mbërrin në Shëngjin me 40 migrantë

SHËNGJIN, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Anija ”Libra”, me 40 emigrantë të transferuar nga Italia, sapo ka mbërritur në portin e Shëngjinit.

Personat në bord do të zbresin dhe do të shoqërohen nga forcat e rendit drejt qendrës së Gjadrit, pak kilometra larg qytetit të Lezhës.

Emigrantët janë me kombësi tuniziane, egjiptiane, bangladeshase, pakistaneze, algjeriane, gjeorgjiane, nigeriane dhe moldave.

Emigrantët do të mbërrinin nga qendrat e Barit, Torinos, Trapanit, Gorizias, Milanos dhe Brindisit./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›