E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Ndihma e SHBA-së për Ukrainën “pakësohet” ndërsa mbështetja e Evropës mbetet e qëndrueshme

HAMBURG, 12 gusht /ATSH-DPA/- Evropa vazhdon t’i ofrojë Ukrainës një nivel të lartë mbështetjeje, ndërsa të dhënat e fundit treguan se ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të zbehet në maj dhe qershor, raportoi Instituti Ekonomik Gjerman.

Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) tregoi se ndihma evropiane arriti në 12,6 miliardë euro (14,6 miliardë dollarë) në periudhën dymujore, ndërsa asnjë mbështetje nuk u ofrua nga SHBA-ja.

“Ndihma evropiane është më e ulët se në muajt mars dhe prill kur mbështetja u rrit ndjeshëm në 19,9 miliardë euro”, sipas shifrave të përditësuara.

IfW gjurmon ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare. Mbledhja e të dhënave filloi më 24 janar 2022, një muaj para pushtimit të plotë dhe të paligjshëm të Rusisë.

Të dhënat përfshijnë më shumë se 40 vende, përfshirë vendet anëtare të BE-së, SHBA-në dhe Japoninë, si dhe mbështetjen nga Bashkimi Evropian.

Hulumtuesit e IfW-së vunë re se ndihma ushtarake po organizohet gjithnjë e më shumë përmes kontratave me prodhuesit e armëve.

Në raste të tilla, mallrat nuk kanë nevojë të merren nga rezervat ekzistuese.

“Ndihma ushtarake për Ukrainën përcaktohet gjithnjë e më shumë nga kapaciteti i industrisë së mbrojtjes”, tha Taro Nishikawa, udhëheqësi i projektit “Ukraine Support Tracker”, në një njoftim për shtyp. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›