E Hënë, 2 Nëntor 2026

VJENË – OPEC: Kërkesë më e lartë për naftë

VJENË, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret më shumë rritje të kërkesës globale për naftë bruto për shkak të një ekonomie më të fortë botërore.

Në raportin e saj mujor, grupi me seli në Vjenë parashikoi se kërkesa do të rritet me 1,4 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm, nga vlerësimi i mëparshëm prej 1,3 milionë.

OPEC gjithashtu supozon se rezervat globale të naftës do të tkurren ndjeshëm vitin e ardhshëm, me pothuajse 1,2 milionë fuçi në ditë.

Megjithatë, kjo pritet vetëm nëse organizata dhe aleatët e saj nuk kthehen në nivelet e mëparshme të prodhimit.

Aleanca OPEC+, e cila përfshin shtete të tjera të rëndësishme prodhuese si Rusia, është në fund të një ndryshimi kursi në politikën e saj të prodhimit, duke përmbysur një kufizim në prodhim.

Grupi vendosi të rrisë përsëri prodhimin nga shtatori me një mesatare prej 547 000 fuçi në ditë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›