FOKUS – Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka ndryshuar, bota nuk do të jetë më si më parë

BRUKSEL, 9 shkurt /ATSH – ANSA/ – Evropa nuk mund të jetë më një roje e rendit të vjetër botëror, e një bote që ka ndryshuar dhe nuk do të kthehet më, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së.
‘’Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam ta ndërtonim me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona”, shtoi von der Leyen.
Von der Leyen identifikoi tre prioritete: Strategjinë e re Evropiane të Sigurisë, marrëdhëniet tregtare me vendet e treta dhe diplomacinë që jep rezultate për evropianët. /os/