FOKUS – Von der Leyen: Rrjeti tregtar i BE-së nuk është zgjeruar kurrë kaq shpejt

BRUKSEL, 9 shkurt /ATSH – ANSA/ – Rrjeti tregtar i BE-së nuk është zgjeruar kurrë kaq shpejt. Dhe edhe një herë, kjo nuk ka të bëjë me ideologjinë – ka të bëjë me dhënien e rezultateve për familjet evropiane, bizneset evropiane dhe industritë evropiane, theksoi Ursula von der Leyen në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së.
’Tregjet e hapura dhe zinxhirët e besueshëm të vlerës e bëjnë ekonominë tonë më të fortë. Dhe një ekonomi më e fortë në vend na bën më të fortë në botë. Ne po diversifikojmë zinxhirët tanë të vlerës së gjysëmpërçuesve dhe teknologjisë së pastër me vende si India. Ne po diversifikojmë furnizimin tonë me lëndë të para kritike nga Amerika Latine, Australia dhe vende të tjera’’, shtoi ajo.
‘’Rrjeti ynë tregtar aktualisht përfshin gati 50% të PBB-së globale. Dhe më shumë se gjysma e tregtisë evropiane zhvillohet brenda rrjetit tonë tregtar. Kjo do të thotë që kompanitë tona mund të kenë tregti të parashikueshme dhe të bazuar në rregulla me më shumë se gjysmën e botës’’, shtoi ajo. /os/