Familja presidenciale feston Krishtlindjen me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet.

25 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe vajzat Nada e Etida kanë festuar Krishtlindjen me fëmijët jetimë të shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë. Familja presidenciale shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka dhe është pritur nga drejtoresha Jonida Çaroshi.
Nën kujdesin e edukatoreve të Shtëpisë, fëmijët kishin përgatitur një miniteatër muzikor mbi historinë e festës së Krishtlindjes, të shoqëruar me recitime këngë e kërcime.
Në përshëndetjen për fëmijët Zonja e Parë Teuta Topi ka shprehur kënaqësinë dhe emocionin e veçantë të pranisë mes fëmijëve të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, i përcolli atyre urimet më të mira e të përzemërta edhe si nënë. “Po ju jap një urim, por edhe një këshillë ashtu siç e bëj me dy vajzat e mia. Uroj që të jeni sa më të përgatitur dhe fëmijë të zotë për të ardhmen, të qëndroni larg veseve të moshës dhe sa më afër librave në mënyrë që të bëheni fëmijë të denjë të shoqërisë sonë e t’i shërbeni vendit. Ju uroj gjithë të mirat dhe suksese në të ardhmen”, - tha znj. Topi në përshëndetjen e saj.
Më pas, në një atmosferë festive fëmijët kanë marrë dhuratat e përgatitura për ta nga familja presidenciale, ku nuk kanë munguar edhe fotografitë-kujtim me rastin e kësaj vizite.
Mbresat për këtë mbrëmje të veçantë, Presidenti i Republikës i ka lënë në librin e përshtypjeve: “Është një nga momentet e veçanta të jetës të kalosh në shoqërinë e fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” festën e Krishtlindjeve, por edhe një çast kur reflektimi është i thellë për të bërë më shumë për këta fëmijë, që të gjenden të rrethuar me dashuri. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Shëndet e lumturi për të gjithë!”