E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Krishtlindjes.

25 dhjetor 2007

Me rastin e Krishtlindjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, vizitoi sot Selinë e Kishës Ortodokse, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos.

Në përfundim të kësaj vizite, përmes mediave, Kryetari i Shtetit uroi të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo ndodhen me rastin e kësaj feste të shenjtë. “Urimi im është mjaft i thjeshtë, “Gëzuar Krishlindjen!”, për të gjithë besimtarët e krishterë dhe meqënëse këtu jemi tek Selia e Kishës Ortodokse në mënyrë specifike do të uroja besimtarët ortodoksë për këtë ditë të madhe, këtë ditë të shenjtë dhe do të vijoj të them vazhdimisht që shqiptarët e kanë kënaqësi kur festojnë festat e njëri-tjetrit, sepse janë në harmoni të plotë fetare dhe jo thjesht si një moment tradicional, por është një moment, i cili po forcohet çdo ditë dhe ky është momenti më i bukur. Sot është dita kur të gjithëve ne i urojmë “Gëzuar Festën” për këtë ditë të madhe të mirësisë, të paqes, por edhe të rikthimit tek besimi, tek besimi tek vetvetja, besimi tek tjetri për të krijuar klimën e dialogut dhe besoj ajo që është më e rëndësishmja për të mos u marrë vetëm me veten politikanët, por për të parë edhe përtej tyre tek njerëzit, që janë realisht në nevojë. Ju uroj dhe juve të gjithëve “Gëzuar Festën!””, - u shpreh Presidenti Topi .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›