Presidenti Topi uron Madhërinë e Tij, Akihito, Perandor i Japonisë, me rastin e Festës Kombëtare.
23 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Madhërisë së Tij, Akihito, Perandor i Japonisë, me rastin e Festës Kombëtare të Japonisë.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e Festës Kombëtare të Japonisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit mik japonez urimet më të përzemërta e më miqësore.
Më lejoni Madhëri që, me këtë rast, të nënvizoj edhe një herë angazhimin e vendit tim për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit që karakterizojnë dy vendet e popujt tanë, si dhe vullnetin e dëshirën tonë për zgjerimin e konsolidimin e tyre në të ardhmen.”, - shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.