E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Krishtlindjes.

25 dhjetor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, vizitoi sot selinë e Kishës Katolike në Tiranë me rastin e Krishtlindjes. Kryetari i Shtetit dhe Zonja e Parë u pritën nga Arqipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirdita.

Me rastin e festës, Presidenti Topi përcolli urimet me të ngrohta dhe të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo ndodhen. “Sot është një ditë e shënuar. Është një ditë e shënuar për të gjithë, pavarësisht nga besimi, sepse këto festa tashmë kremtohen nga të gjithë shqiptarët. Dëshiroj me këtë rast të uroj nga zemra të gjithë besimtarët katolikë. Është një ditë ku secili reflekton për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë, më të sigurtë, më paqësore në të gjitha ambientet. Unë dëshiroj gjithashtu të jap një mesazh në mënyrë të veçantë për të gjithë politikanët, të cilët duhet të dinë të që mos merren shumë me njëri-tjetrin, por duhet të punojnë në funksion të njerëzve që janë në hall, në nevojë pasi sikurse dhe ju e dini, edhe në Shqipëri nuk mungojnë njerëzit që janë në hall e në nevojë. Gjithsesi kjo është një ditë kur njeriu duhet ta shikojë të ardhmen më me shumë besim. Edhe një herë dëshiroj t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë “Gëzuar Krishlindjet”, - u shpreh Presidenti në një komunikim me mediat

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›