E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, për Festën Kombëtare.

23 dhjetor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Finlandës, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh urimet e mia më të mira, Juve dhe popullit mik finlandez.

Më lejoni që, me këtë rast të gëzueshëm për vendin Tuaj, të nënvizoj me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe të ve në dukje se ne çmojmë lart mbështetjen që Finlanda i jep Shqipërisë në përpjekjet e saja drejt integrimit europian.”,- shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›