E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e PD, Berisha fton Ramen

Fatjona Mejdini
Berisha fton Edi Ramen ne ceremonine zyrtare te 17-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike, pritje e cila zhvillohet pasditen e se martes, me 11 dhjetor, ne hollin e Pallatit te Kongreseve. Lajmi eshte bere i ditur nga sekretari i organizimit ne PD, Flamur Ndoka, i cili ka nenvizuar faktin se ftesa eshte nisur qe diten e enjte ne drejtim te selise se PS, duke shpresuar ne pjesemarrjen e kreut socialist ne keto festime. Ne te njejten kohe, ai ka bere me dije se eshte ftuar edhe kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili eshte dekoruar nga ish-presidenti Berisha me titullin "Pishtar i Demokracise", bashke me ish-kryeministrin Pandeli Majko. Ftesa ka dhe per kreret e partive te tjera politike. Ende nuk ka ndonje konfirmim per pjesemarrjen e kreut socialist, Rama, ne pritjen e organizuar nga Kryeministri Berisha, njeheresh dhe kryetar i PD, per te perkujtuar themelimin e te pares parti opozitare ne vend me 12 nentor 1990, pas 50 viteve diktature. Por, duke pare dhe kontaktet e shpeshta te koheve te fundit, tre here ne tri dite, mes dy rivaleve politike, Berisha dhe Rama, burime brenda selise roze bejne me dije se nuk perjashtohet mundesia e nje pjesemarrjeje surprize e kreut te PS ne kete pervjetor te PD, ndoshta dhe per te kujtuar ato vite te vrullshme, kur vete Rama ka qene nje nder themeluesit e saj. Dhe qe si per ironi te fatit, tashme gjendet ne bastionin tjeter, ne krye te PS, partine te cilen e luftuan dhe e larguan nga pushteti.
Por ne rastin e nje pjesemarrjeje te Rames ne festimet e pervjetorit te 17-te te themelimit te PD, si i ftuar i Berishes, ky nuk do te ishte precedenti i pare per nje lider socialist. I pari qe e theu akullin ka qene ish-kryeministrit dhe ish-kryetari socialist, Fatos Nano, i cili ne gjashtemujorin e "mjaltit" me Berishen, ne dhjetor te vitit 2002, habiti te gjithe teksa me bashkeshorten e re perkrahu dhe i shoqeruar nga drejtues te larte socialiste, si dhe drejtues aleate ne qeverisjen e majte, mori pjese ne pervjetorin e themelimit te PD. Ne ato kohe, nje kthese e tille, me shume sesa nga PS, u pa me habi nga masa e gjere e PD, e cila kishte mbi nje vit qe protestonte kunder "vjedhjes" se votes se zgjedhjeve te vitit 2001, dhe ku Berisha ende s'e kishte marre veten nga denoncimi ne te gjitha kancelarite evropiane te formules se "dushkut" te asaj kohe.
Nderkohe qe sot festohet pervjetori i fillimit te levizjes studentore me 8 dhjetor 1990, e cila me vendim qeverie eshte kthyer tashme ne Diten e Rinise. Ne kete kendveshtrim, Partia Demokratike ka hequr dore per te tretin vit radhazi nga festimi i 8 dhjetorit 1990, date e cila shenon edhe fillimin e levizjeve studentore per rrezimin e sistemit diktatorial ne vend. Keshtu qe pas ardhjes ne pushtet, PD ka preferuar te shmange personalizimin e nje date te rendesishme per demokracine ne vend sic eshte 8 Dhjetori i vitit 1990. Sekretari organizativ i PD-se, Flamur Noka, thekson per "Koha Jone", se demokratet edhe kete vit nuk do te organizojne asnje veprimtari te tyre per kete feste. Sipas Nokes, PD do te marr pjese ne organizimet qe ekzekutivi do te zhvilloje diten e sotme qe eshte shpallur edhe Dita e Rinise. Ndersa nje nga aktivistet e fillimit te dhjetorit te vitit 1990, deputeti i PD-se, Prec Zogaj, thekson se kjo parti ne pushtet me te drejte ka shmangur njesimin e kesaj date me vete PD-ne. Sipas Zogaj, kjo feste ju perket te gjithe atyre, studenteve, pedagogeve dhe qytetareve, te cilet ne menyre te guximshme dolen ne demonstrata per te rrezuar pushtetin diktatorial te asaj kohe. Ndersa Neritan Ceka, President i AD, duke qene nje nga personazhet me aktive te diteve te fillimit te protestave kunder regjimit komunist, theksoi se 8 dhjetori i 1990 eshte feste e te gjithe shqiptareve dhe nuk mund te personalizohet si festa e nje partie te vetme.

Ku jane dhjetoristet
Shinasi Rama SHBA
Arben Lika Privat
Azem Hajdari I vrare
Arben Broci I vare
Tefalin Malshyti SHBA
Zef Brozi SHBA
Eduart Selami SHBA
Blendi Gonxhe Spanje
Ridvan Peshkepia SHBA
Arben Sula Jashte vendit
Blendi Fevziu Gazetar
Pandeli Majko PS
Ilir Meta LSI
Ben Blushi PS
Arjan Manahasa Jashte
Ilir Dizdari Jashte
Bislim Ahmetaj Shoqata "Dhjetori '90"
Gramoz Pashko I vdekur
Mesila Dode KKRT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›