Levizja studentore qe u kthye ne parti
Levizja studentore, fillesen e saj e ka si nje proteste me kerkesa kryesisht jetesore dhe ekonomike. Ajo nisi si nje proteste kunder nderprerjes se energjise elektrike, kushteve jo te pershtatshme ne konviktet e asaj kohe, duke precipituar shume shpejt ne kerkesa per themelimin e nje levizjeje rinore, jashte formules se atehershme te organizimit rinor, qe ishte Rinia e Punes se Shqiperise, e cila kishte sekretar te pare Lisien Bashkurtin. Ne krye te kesaj levizjeje ishin Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Arben Lika dhe me vone Azem Hajdari etj. Duke protestuar lindi dhe nevoja per nje lider potencial, dhe syte u drejtuan nga shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, aq sa dhe parulla e asaj kohe ishte: "Kadare, Kadare, je me ne, je me ne". Kjo levizje precipitoi me pas ne levizjen e madhe studentore, e cila u kthye ne levizje per pluralizem.
PD, baza e krijimit studentet e protestes
Pak dite me vone, me date 12 dhjetor nje grup prej 300 firmetaresh krijuan edhe partine e pare pluraliste, pas 50 viteve te regjimit komunist, te cilen e pagezuan Partia Demokratike. Si aktivistit themelore te kesaj partie ishin Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Aleksander Meksi, Eduart Selami, Arben Imam, Sali Berisha dhe mbi te gjithe lideri i Dhjetorit, Azem Hajdari. Nderkohe qe nje pjese e firmetareve per krijimin e kesaj partie ishin manifestues te 8 dhjetorit dhe organizator te levizjes qe kerkonte liri dhe demokraci ne vend, si dhe studentet qe zhvilluan takimin me ish-presidentin Ramiz Alia. Pas 17 viteve, pjesa derrmuese e organizatoreve dhe manifestuesve te Dhjetorit ndodhen ne poste te larta politike ne vend. Nje pjese e madhe e figurave te Dhjetorit 1990 jane sot drejtues dhe perfaqesues te partive te majta.