E Martë, 3 Nëntor 2026

Festivali i këngës për fëmijë, Irini Katundi shpallet fituese në edicionin e 57-të

Është mbajtur në Korçë, edicioni i 57-të i Festivalit të këngës për fëmijë. Një event i kthyer në një traditë të përvitshme prej ku kanë dalë emra të njohur të muzikës ndërsa është i rëndësishëm për evidentimin e talenteve të reja.

Në këtë festival ishin në konkurrim 17 këngë ndërsa mbi 70 fëmijë u bënë pjesë në komplekse si dhe solistë. Kënga fituese e këtij edicioni u shpall ajo me titull “Botës ju i falni dashuri”, me tekst e muzikë nga At Spiro Katundi, orkestrim të Kujtim Turkut e kënduar nga Irini Katundi.

Ndërkohë në këtë mbrëmje u ndanë dhe 3 çmime të treta, 2 të dyta, çmimi i performancës më të mirë, ai i publikut, interpretueses më të mirë dhe këngëtarja më e mirë. Festivali u realizua me regji nga Blerta Belliu ndërsa grupi i kërcimit u përgatit nga koreografi Bardhi Pojani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›