E Martë, 3 Nëntor 2026

Arsimi profesional, të rinjtë e shkollës “Thoma Papapano” gati për tregun e punës

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre nxënësit që përfundojnë një shkollë profesionale e kanë më të sigurtë punësimin.

Pas studimeve 4 vjeçare ku një vend të rëndësishëm e zë praktika profesionale ata e shohin veten të aftë për të ushtruar zanatin. Kjo është ajo çka shprehin të rinjtë që për 4 vite kanë ndjekur shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër.

Mes tyre ka dhe nga ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Ndërsa çdo ditë e më tepër flitet mbi rëndësinë dhe prioritetet që të jep ndjekja e arsimit profesional, kjo faktohet edhe nga ajo çfarë ndodh me të rinjtë pasi lënë bankat e shkollave profesionale.

Mbi 70 përqind e nxënësve që përfunduan studimet gjatë vitit mësimor 2022 – 2023 në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano” janë punësuar në profesionet e tyre. Këto janë të dhënat që njësia e zhvillimit pranë kësaj shkolle ka nxjerrë nëpërmjet sistemit të gjurmimit.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›