Forcohet partneriteti doganor me Turqinë kundër kontrabandës dhe trafikut të paligjshëm

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga Dogana e Turqisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga drejtuesit e Administratës Doganore Shqiptare.
Takimi vjen në vazhdën e bashkëpunimit të nisur më herët gjatë vizitës zyrtare të përfaqësuesve shqiptarë në Ankara, në muajin shkurt 2025.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër kontrabandës dhe trafikut të paligjshëm.
Palët diskutuan mbi shkëmbimin e informacionit operativ dhe mundësinë e zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, si një mjet efektiv për të adresuar sfidat e sigurisë ndërkufitare.
Turqia u vlerësua si një partner strategjik për Shqipërinë në fushën doganore, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme përmes trajnimeve, operacioneve të përbashkëta dhe nismave për ngritjen e kapaciteteve profesionale.
1 nga 5/a.f/