Fluksi drejt bregdetit, ARRSH masa për rritjen e sigurisë në rrugë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Me nisjen e sezonit veror dhe shtimin e ndjeshëm të automjeteve që drejtohen drejt jugut të Shqipërisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes, ka marrë masa të shumta për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të rregullt në akset kryesore rrugore drejt bregdetit.
Në terren janë kryer ndërhyrje të rëndësishme, duke përfshirë pastrimin e kunetave dhe bimësisë në segmente të ndryshme si Llogora-Palasë, Dhërmi, Jalë-Himarë, si dhe Krane-Syri i Kaltër. Gjithashtu, janë riparuar barrierat mbrojtëse në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë dhe Kardhiq-Delvinë.
Punimet dhe monitorimi do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës gjatë sezonit turistik.
1 nga 5/r.e//a.f/