E Martë, 3 Nëntor 2026

Prefekti Jole: Rruga Qukës- Qafë Plloçë, gati në fillim të vjeshtës

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Në kantieret e aksit Qukës- Qafë Plloçë, punimet po ecin me ritme të mira.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole si dhe kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, vizituan kantieret e aksit të plotë dhe panë nga afër se, punimet në të tre lotet po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar ndërtimin e këtij segmenti të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës.

“Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit e qarkut tonë dhe stimulojë në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik për rajonin tone”, është shprehur prefekti i Korçës, Nertil Jole.

Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me gjatësi 43.4 km, do të shkurtohet rreth 30 minuta koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë, do sigurohet ndërlidhja e domosdoshme për komunitetet që banojnë në afërsi të këtij aksi, duke krijuar edhe një perspektivë të re për zhvillimin e zonës së Mokrës, me ndikim pozitiv për gjithë juglindjen. 10 km të këtij segmenti rrugor kalojnë buzë lumit Shkumbin, mes përmes një zone të bukur natyrore siç është ajo e Mokrës.

1 nga 23

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›