KESH blen 70 770 MWh energji elektrike për periudhën 23-29 qershor

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) blen 70.770 MWh energji elektrike për periudhën 23-29 qershor.
KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në dy lote.
Në lotin e parë KESH bleu 58.800 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 133,22 euro/MWh.
Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 136 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 116,50 euro/MWH.
Në lotin e dytë, KESH bleu 11.970 euro/MWh me çmim të ponderuar 109,25 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 118,50 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 106 euro/MWh.
Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë dhënë ndikim negativ në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin.

/a.f//r.e/