Forumi i Paqes në Paris, Rama: Mungesa e një plani të qartë paqeje të BE, një nga pikat më të dobëta të politikës së jashtme europiane

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Forumin e Paqes në Paris, pyetur mbi përfundimin e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe mbi gjendjen e trazuar të botës aktuale.
Rama theksoi se bota po përballet me një krizë të thellë të vetëbesimit dhe mungesë reflektimi, duke kërkuar më shumë përulësi dhe qartësi në qasjen ndaj sfidave globale.
Sipas tij, Evropa vazhdon të mendojë se është qendra e referencës morale për botën, por kjo qasje është bërë e dëmshme.
“Ne mendojmë se diçka nuk shkon me botën, dhe se gjërat do të kthehen siç ishin, sepse kemi legjitimitetin moral për të gjykuar të tjerët. Nuk është e vërtetë. Kjo vetëkënaqje po bëhet më e dëmshme se e dobishme,” u shpreh ai.
Rama ndaloi edhe te mungesa e një plani të qartë paqeje të Bashkimit Europian, duke e cilësuar këtë si një nga pikat më të dobëta të politikës së jashtme europiane. Ai paralajmëroi se fragmentarizimi i qëndrimeve mund të kthehet në rrezik për sigurinë e kontinentit.
Si e ndjeni, shihni gjithë këtë trazim që po ndodh, çfarë po ndryshon rendin global?
Unë besoj, sapo vij nga Riadi nga nisma e formunit për investime në të ardhmen. Kur ke mundësinë të jesh në batë pjesë të botës e kupton, që në këtë pjesën tonë të botës, ne duhet të bëjmë një dush përulësie.
Edhe sot, edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet mes vendeve qasjeve përkundrejt gjërave themelore, në vazhdojmë të mendojmë se diçka nuk shkon me botën, dhe është vetëm një moment në kohë dhe gjërat do kthehen sic ishin. Sepse ne, mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët e për të besuar se ne jemi pika e referencës si duhet të jetë bota. Nuk është e vërtetë.
Çfarë do të thotë kjo?
Është një lloj vetëkënaqje, që sipas mendimit tim modest ka nisur të bëhet më i dëmshëm e më pak i dobishëm si vetëbesim.
Unë besoj se, ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, po flas për atë që Trumpi e përshkroi si plani preciz i zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Është sipas meje, që nëse zoti kishte një plan, pjesë e tij ishte të zgjonte europën. S’po e shoh europën të zgjohet në mënyrën si duhet., Ka një zgjim në shumë përpjekje që po bëhen nga presidentja e KE, udhëheqësit që përpiqen ti çojnë gjërat përpara, dhe në këtë shtysë të fortë për të ndryshuar qëndrimin në raport me idenë e mbrojtjes. Sipas mendimit tim, kjo është diçka mjaft e fragmetarzuar dhe mund të bëhet e rrezikshme në një moment.
Çfarë nënkupton me të rrezikshme?
E rrezikshme që për mua, është mjaft shqetësuese që ende sot, edhe pas asaj që ka ndodhur me jashtëkontaktimin e politikës së jashtme të BE-së tek SHBA, dhe me BE që ka qënduar në autopilotin e SHBA, end nuk ka plan europian paqeje. Ka vetëm qasje dinarë ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Unë nuk po kundërshtoj këtë Pjesë, por ndihem shumë i shqetësuar për pjesën që mungon, diplomacinë dhe planifikimin për paqe. Paralelisht me luftimin dhe mbështetjen e Ukrainës, BE duhet të ketë planin e vetë të paqes dhe komunikimin e vet të drejtpërdrejtëme Rusinë dhe këdo tjetër që ndodhet në mes apo nga ana tjetër.
/rtsh.al/