E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, la në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Prokuroria e Posaçme po heton Vlora Hysenin për veprat penale nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e AKSHI-t.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e publikimit tërësisht apo pjesërisht të këtij vendimi gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Pas masës së kërkuar nga SPAK, kryeministri Edi Rama e liroi nga detyra ish-kreun e SHISH.

GJKKO gjithashtu la në fuqi edhe masat “arrest me burg” për Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmanin.

Ish-kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni në GJKKO, foto: Florian Abazaj 1 nga 2

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›