Gjobë 7 paga kush shkel ligjin e buxhetit
Qeveria ka miratuar dje ligjin organik të buxhetit të shtetit, të ndryshuar, duke i kushtuar rëndësi disiplinimit për zbatimin e tij. E ndarë në 8 pika të veçanta, neni 72 i ligjit përcakton qartë rastet kur eprori vendos sanksione me gjobë deri në 7 paga ndaj nëpunësit, i cili shpenzon fonde publike për qëllime të pamiratuara, kur merr angazhime pa pasur në dispozicion fondet, ose kur nëpunësi i thesarit lejon tejkalimin e fondeve të shpërndara buxhetore në kundërshtim me ligjin. "Ky ligj ka qenë një nga zotimet tona elektorale, i cili e vendos buxhetimin në Shqipëri, në një bazë solide", tha Berisha.