E Diel, 1 Nëntor 2026

Gomez kërkohet nga ekipet e mëdha

Sulmuesi i Shtutgartit, Mario Gomez, mund të largohet nga kjo skuadër në fundin e sezonit, pasi për të po interesohen skuadra të mëdha nga e gjithë Evropa. "Është jorealiste të mendojmë se Mario do të qëndrojë deri në fundin e kontratës së tij në vitin 2012. Ndonëse ne duam ta mbajmë, nuk besoj se ai do të qëndrojë gjatë të gjithë karrierës te Shtutgarti", u shpreh drejtori sportiv i skuadrës, Horst Heldt, që afroi 22-vjeçarin te ky ekip.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›