Grant: Mund të më shkarkojnë nga puna
Trajneri i Çelsit, Avram Grant, ka pranuar se atij i duhet të fitojë medoemos kampionatin anglez ose Ligën e Kampioneve, në të kundërt do të humbasë vendin e tij të punës gjatë verës. "Unë mund ta pranoj largimin nëse nuk fitojmë. Meqë unë jam përgjegjës i skuadrës dhe meqë ajo u mund nga Barnsli, jam i bindur se do të dëgjoj shumë gjëra negative. Por na kanë mbetur edhe dy turne të tjerë që mund t‘i fitojmë, ndonëse eliminimi nga Kupa ishte një zhgënjim i madh", tha ai. Edhe asistenti i tij, Ten Kate, është i bindur se largimi është i mundshëm. "Këtu të shkarkojnë pas një serie negative, nuk ke luksin të humbasësh ndonjë ndeshje", tha ai.