E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo, "Jo" Anglisë dhe Italisë

Roman Abramoviç vazhdon të ëndërrojë Ronaldinjon. Megjithatë, braziliani i Barcelonës ka pohuar se nuk do të pranonte kurrë të luante për "Çelsin e shëmtuar" dhe se nuk është i interesuar për ofertat e mundshme. Ronaldinjo ka injoruar edhe Milanin e Interin. "Jam i informuar rreth interesimit të Çelsit, por ata janë një skuadër për të cilën nuk dëshiroj të luaj. Kur jam përballur me ta në Champions, lojtarët mendonin të më godisnin në këmbë përpara se të gjuanin topin. Nuk më pëlqen ajo lloj loje dhe them ‘jo, faleminderit‘. E njëjta përgjigje vlen edhe për Milanin e Interin, pasi dëshiroj të jap më të mirën për Barçën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›