Greqia nuk njeh pakica maqedonase
Zëdhënësi i diplomacisë greke, Jorgos Kumucakos deklaroi se në Greqi nuk ekziston pakicë maqedonase dhe se këto sipas tij janë çështje të paekzistueshme dhe të pabaza.
“Është një tentim fatkeq për të krijuar çështje që nuk ekzistojnë dhe janë të pabaza”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Athinë, Kumucakos.
Reagimi grek erdhi pas deklaratës së shefit të diplomacisë në Shkup, Antonio Milloshoski, sipas të cilës në bisedimet me palën greke për emrin duhet të hapet edhe çështja e pronave të minoritetet maqedonas, që është depërtuar pas viteve ’40-të nga Greqia në Maqedoni.
Kumucakos duke komentuar deklaratën e Milloshoskit tha se deklarimet e shefit të diplomacisë maqedonase janë plotësisht të pabaza, të pakualifikuara dhe tendencioze.
Ai tha se pala greke si qëllim të vetëm me Maqedoninë ka gjetjen e një zgjidhje të pranueshme dhe të përbashkët për të zgjidhur çështjen e emrit. (INA)