Kapet me 8 doza kokainë, arrestohet
Peqin- Një 27-vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Sipas policisë, 27-vjeçarit Adriatik Rranci, i janë gjetur 8 doza të paketuara droge, të futura në një qese plastmasi me peshë nëntë gram, të cilat dyshohet se janë të llojit kokainë.
Sipas të njëjtit burim, mësohet se Rrancit iu sekuestrua një krehër pistolete me shtatë fishekë dhe 12 fishekë të tjerë të futur në një qese plasmasi.
Nga ana e sektorit të Antidrogës po punohet për të zbuluar destinacionin e sasisë së kokainës dhe prejardhjen e saj.
Ende nuk bëhet e ditur nëse i ndaluari ka qenë përdorues droge apo thjesht shpërndarës.