Gruevski: Presim ide të reja për emrin
Lidhur me raundin e ri të negociatave i cili fillon nesër në New Jork, kryeminstri i maqedonas, Nikolla Gruevski tha se pret që do të ketë ide dhe propozime të reja.
"Ne jemi duke pritur se ndoshta do të ketë ide të reja dhe propozime”, tha Gruevski pas prezantimit të rekonstruktimit të Sallës universale.
Lidhur me takimin e mbrëmshëm të kreut shtetëror, ai tha se “praktikisht, në takim vetëm janë këmbyer informata, dhe janë shqyrtuar të gjitha aspektet lidhur me çështjen e emrit.
“Praktikisht, vetëm kemi këmbyer informata, i shqyrtuam të gjitha aspektet dhe kemi lënë hapësirë që negociatorët të jenë atje, të dëgjojnë për çfarë flitet, dhe pasi që të mbarojnë të informohemi, pastaj të shohim çfarë me këtë", tha Gruevski. (INA)