E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasi vazhdon shkëlqimin, Sërkëll Bryzh pranë Evropës

Ndonëse Besnik Hasi kishte planifikuar një fund "të qetë" të karrierës së tij futbollistike të Sërkëll Bryzh, kjo skuadër po kalon çdo parashikim, duke u renditur në majat e tabelës së klasifikimit në Belgjikë. Mesfushori ka bërë të ditur se nuk e priste këtë rezultat nga ekipi, i cili vetëm tri sezone më parë militonte në kategorinë e dytë. "Unë po kënaqem në këtë periudhë dhe po i gëzohem çdo ndeshjeje, pasi është shumë entuziazmuese një situatë e tillë në fund të karrierës sime. Ku do të arrijmë këtë sezon? Padiskutim që ëndërrojmë vendin e parë, por nuk është e lehtë të luftosh deri në fund për të dhënë goditjen përfundimtare. E rëndësishme është të ruajmë formën dhe të mos kemi dëmtime. Ky është një muaj i ngarkuar për ne, por shpresojmë që të jemi të suksesshëm. Fitorja në fundjavë me Dender ishte shumë e rëndësishme, pasi ruajtëm distancën me kreun", tha Hasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›