E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria ngjit 7 shkallë në renditjen e FIFA-s

Ndonëse Shqipëria nuk ka luajtur miqësore në fillimin e muajit shkurt, kjo ka rezultuar pozitive në renditjen e FIFA-s, ku kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e 73-të në botë, nga vendi i 80-të i një muaji më parë. Trajneri Han preferoi të zhvillonte një zbor stërvitor me lojtarë të kampionatit shqiptar në Turqi, në vend të një miqësoreje të mirëfilltë, por kjo nuk ka ndikuar negativisht, pasi shumë prej rivalëve të Shqipërisë në renditje janë munduar në takimet e tyre. Megjithatë, renditja e shkurtit nuk ka qenë pozitive për sa i përket renditjes Evropiane, pasi kuqezinjtë kanë mbetur në vendin e 38-të në klasifikimin kontinental, që do të thotë vazo e pestë në shortin e aktiviteteve ndërkombëtare. Për sa u përket skuadrave kundërshtare në Grupin 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010, Suedia (24), Danimarka (33) dhe Hungaria (52), kanë pësuar rënie prej dy vendesh në renditjen botërore, ndërsa Portugalia mbetet në vendin e 9-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›